Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez po kalon formë fantastike si trajner i ekipit, Al-Sadd. Ekipi i Al-Sadd po shkëlqen këtë edicion, teksa gjendet në vendin e parë pas 17 xhirove, me 15 fitore dhe dy barazime, duke ikur +7 nga ekipet e tjera. Një rol kyç në këtë sukses e ka edhe ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez.
Al-Sadd nuk di për humbja që gati 1 vit. Humbja e fundit e tyre daton që nga 7 marsi i vitit të kaluar. Atëbotë, ata kishin humbur minimalisht 1:0 nga Al Rayyan. Ka shumë zëra që Xavi do të vijë si trajner te Barcelona, megjithatë mbetet të shihet në fund të këtij edicioni.