Partia Socialiste ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve shkresën për regjistrimin në zgjedhje.
Në orët e para të mëngjesit u bë e ditur se kërkesën në KQZ e ka dorëzuar edhe partia PSD e Tom Doshit Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt, ndërkohë që më herët janë regjistruar parti të tjera. Ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te regjistrohen koalicionet.
Më herët me PD-ja dhe LSI kanë në dërguar kërkesë në KQZ, e së bashku me to edhe 8 parti të tjera. Dy prej të cilëve aleatë të Bashës, ajo e Fatmir Mediut Partia Republikane dhe LZHK-ja e Dashamir Shehit. Konkretisht, PD, PR, LZHK, Aleanca Demokristiane, PAA, Partia Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Re (LRE), PKD, Partia Aleanca Demokracia e Re i kanë çuar kërkesë KQZ për regjistrimin e tyre.
Ndërsa 3 ditë më parë KQZ regjistroi 10 partitë e para të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, mes tyre partia e Jozefina Topalli me Lëvizja për Ndryshim, Myslim Murrizi me Partinë Lëvizja Demokratike Shqiptare dhe Astrit Patozi me partinë Bindja Demokratike