Spitalet Covid në kryeqytet vijojnë të mbajnë peshën më të madhe të pacientëve që kanë nevoje për hospitalizim. Nga raportimet e fundit të Ministrisë Shëndetësisë 606 persona po trajtohen në të 4 spitalet Covid në kryeqytet dhe në 3 pavionet Covid në spitalet rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit.
Nga 606 të shtruarit, 500 po marrin shërbim në 4 spitalet Covid në Tiranë, kur totali i shtretërve është 600, ndërsa 56 po trajtohen në Durrës, 18 në Shkodër dhe 32 në Elbasan. Në total 106 pacientë janë në spitalet rajonale kurse kapaciteti i tyre mbajtës është 241 shtretër.