David Alaba do të firmosë për Realin e Madridit në verë. Austriaku ka refuzuar rinovimin me Bayern Munchen dhe do të kalojë në Madrid me parametra zero.

Pavarësisht se është një goditje me parametra zero, Realit do t’i kushtojë afrimi i Alabas në ekip, pasi mbrojtësi do të mbulohet me flori. Sipas “ABC Deportes”, Alaba do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

“Los Blancos” do ta paguajnë austriakun plot 10 milionë euro në sezon dhe mbi të gjitha do të ketë edhe një bonus për firmën. Alaba do të përfitojë menjëherë 20 milionë euro për firmën me madrilenët, duke i çuar përfitimet e tij në 60 milionë euro në total.