Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zgjedhur të surprizojë gratë e vajzat punonjëse të MASR duke i dhuruar secilës nga një lule.
“Pa i ngelur aspak hatri burrave e djemve, nga një lule për gratë, vajzat, koleget e palodhura të MASR, të cilat i falenderoj me zemër tek e tek për përkushtimin që reflektojnë çdo ditë” – shprehet Ministrja Kushi.
Ndërkohë, ajo nuk rri pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre “për punën e mirë dhe sidomos angazhimin e jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe jo të lehtë të pandemisë Faleminderit!”.