Netflix ka zbuluar se do të rikthejë telenovelën e famshme të viteve 2000 “Rebelde”. Gjigandi i transmetimit njoftoi se versioni i ri i serialit të famshëm meksikan pritet të shfaqet në ekran në vitin 2022. Versioni meksikan u transmetua nga Tetori 2004 deri në qershor të 2006-ës, me protagonistë Anahi, Dulce Maria, Maite Perroni, Christopher von Unckermann, Christian Chavez dhe Alfonso Herrera.
Përsa i përket versionit të ri, pjesë e kastit janë përzgjedhur Azul Guaita, Sergio Mayer Mori, Andrea Chaparro, Jeronimo Cantillo, Franco Masin, Lizeth Selene, Alejandro Puente dhe Giovanna Grigio. Seriali do të jetë një prodhim i Woo Films dhe Propagate dhe tregon historinë e studentëve të një shkolle private, Elite, të cilët vendosin të formojnë një bandë. /abcnews.al