Aktori Luftar Paja tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës “Sinovac”, para tre ditësh dhe thotë se pas amrrjes së saj ndihet shumë mirë. “E kam bërë vaksinën në datën 28. Jam shkëlqyeshëm, jo mirë, por shkëlqyeshëm. Nuk kam pasur asnjë problem”.

Paja tha gjatë emisionit “Shqiperia Live” se dozën e dytë do ta marrë ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend, në 25 prill. “Do të shkoj të bëj vaksinën në fillim, që të jem i sigurt dhe t’u them atyre që votojnë, shkoni bëni vaksinën”, u shpreh Paja, i ftuar sot në emisionin “Shqipëria live”.

Aktori ka një apel për të gjithë qytetarët që hezitojnë të marrin vaksinën. “I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të djathtë, popullsia duhet të vaksinohet. Dua që gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin. Shëndeti nuk do t’ia dijë je i majtë apo i djathtë”.