Gareth Southgate nuk e nënvlerëson aspak ndeshjen e Anglisë me përfaqësuesen shqiptare për kualifikueset e Botërorit 2022 që do të luhet ditën e diel në Air Albania Stadium.
Trajneri i Tre Luanëve ka vendosur që të hedhë arsenalin e rëndë në fushën e lojës në këtë përballje me kuqezinjtë e Edy Rejas. Kështu Southgate pritet të aktivizojë që në minutën e parë lojtarë të tillë si Harry Kane, Harry Maguire dhe Declan Rice të cilët u lanë pushim në sfidën me San Marinon që Anglia e fitoi 5-0.
Por për këtë sfidë me Kombëtaren shqiptare, Southgate nuk do të ketë në dispozicion Marcus Rashford i cili e ka lënë grumbullimin duke u kthyer te klubi i tij për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Po kështu në këtë përballje me kuqezinjtë nuk do të jetë as Bukayo Saka me futbollistin e Arsenalit që në të vërtetë nuk i është bashkuar skuadrës kombëtare angleze për shkak të një dëmtimi muskular, ndërkohë që Southgate ka shfaqur shqetësimin edhe për Jordan henderson që mund të humbasë edhe Evropianin e kësaj vere për shkak dëmtimi.
Ndërkaq, përsa i përket portës, trajneri i Anglisë ka konfirmuar Nick Pope në formacion me portierin e Burnley që do të jetë titullar edhe në sfidën e së mërkurës me Poloninë
Në sfidën me San marinon te Anglia spikatën emra të tillë si Jesse Lingard, Domicin Calvert Lewin apo Jude Bellingham, por Southgate në sfidën me Kombëtaren shqiptare do të besojë tek futbollistët më ekspertë teksa kërkon të marrë plotësisht kontrollin në Grupin I të kualifikueseve.