Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë ajo ka marrë urime të shumta nga fansat dhe njerëzit e zemrës. Ajo ka lindur me 24 Mars të vitit 1986 dhe sot ka mbushur 35-vjeç. Anxhela ka ndarë në rrjete sociale një foto të tortës me logon e “Eurovisionit”, nota muzikore dhe një mikrofon. Po ashtu, në një cep të tortës dallon numri “35”.
Kujtojmë se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Karma”.