Achraf Hakimi është një nga protagonistët e këtij sezoni në Serinë A dhe paraqitjet e tija nuk kanë kaluar pa u vënë re. Mes skuadrave të shumta të interesuara për mbrojtësin e krahut maroken, ajo që duket se e ka seriozisht për ta marrë është Arsenal-i. Në fakt, sipas Todofichajes.com, Topçinjtë janë vënë në lëvizje për yllin e Inter-it.

Skuadra londineze ka shumë mundësi t’i thotë lamtumirë Hector Bellerin dhe Hakimi duket se është lojtari i duhur për të marrë vendin e mbrojtësit spanjoll. Klubi anglez është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro, 10 më shumë në krahasim me shumë e shpenzuar nga Inter-i për ta marrë në Milano.