Një kthim i Cristiano Ronaldos te Real Madridi është i vështirë, por jo i pamundur, sipas gazetës “Marca”, e cila në versionin e saj online është përpjekur të kuptojë ekonomikisht se si portugezi mund të kthehet në “Casa Blanca”, pa humbur avantazhet e fituara nga taksimi italian.

Ai mund ta bëjë këtë, por vetëm nëse do të nënshkruante një kontratë 1-vjeçare me Real Madridin, një klub nga i cili do t’i duhej të largohej në verën e vitit 2022. Kjo u shpjegua nga Toni Roca, CEO i “Himnus”, një studio avokatie e specializuar mbi ligjin sportive, me qendër në Palma de Mallorca. Sipas ekspertit, Ronaldo do të ketë paguar 225.000 euro çdo vit tek autoritetet italiane të taksave, për të gjitha të ardhurat që lidhen me të drejtat e imazhit nga jashtë, të cilat janë rreth 40 milionë euro në sezon.

Diçka që nuk mund të kishte ndodhur në Spanjë, ku falë, ose për faj të “Ligjit Beckham” të vitit 2016, Ronaldo do të kishte paguar 100 herë më shumë se në Itali, ose 20 milionë euro në vit; pa llogaritur taksat e pagës si futbollist. Zgjidhja e vetme, sipas avokatit të intervistuar nga “Marca”, është kontrata për një sezon: “Në këtë rast ai do të paguante taksa si jo-rezident, do të kursente 20 milionë euro për të drejtat e imazhit dhe do të paguante vetëm 19% të Irpef”.

Një zgjidhje vjetore, që do të ishte gjithashtu e përshtatshme për Realin. Në rast të një kontrate më të gjatë, në fakt, “Casa Blanca” do të detyrohej të paguante edhe 30% shtesë në lidhje me taksat e pagës, në rast se portugezi do të banojë në Spanjë përtej 30 qershorit 2022.