Atletico Madridi ka krijuar diferencë të konsiderueshme në La Liga me Barcelonën dhe Real Madridin. Të besuarit e Diego Simeones rikuperuan ndeshjen e mbetur me Athletic Bilbaon, duke triumfuar me rezultatin 2-1 në Wanda Metropolitano. Atletico e nisi keq takimin duke pësuar gol në minutën e 21’, Iker Muniain realizoi.
Por, vendasit reaguan dhe me golat e Marcos Llorentes në minutën e 45’ dhe të Luis Suarez nga penalltia në minutën e 51’, arritën të marrin fitore dhe pikët e plota. Kështu, Atletico tani ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, gjashtë më shumë se Barcelona dhe tetë me shumë se Real Madridi.