Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në takimin e radhës në Elbasan u ndal tek urbanizimi i qytetit. Sipas Ballës, Elbasani ka hyrë në një proces pa kthim të urbanizimit total. Duke renditur arritjet e deritanishme sa i përket çështjes së mbetjeve dhe ujit të pijshëm, Balla tha se në 2013 Elbasani kishte vetëm 8 orë të pijshëm. Pas përkushtimit të qeverisë në lidhje me këtë situatë, sot Elbasani ka deri në 21 orë furnizim me ujë të pijshëm.
Në fund të takimit, Balla shtoi se rezervuari i ri që po ndërtohet do i japë jetë gjithë zonës. “Elbasani ka hyrë në një proces pa kthim urbanizimi total. Unë e dua mandatin e tretë për Elbasanin. Nuk është se nuk kemi bërë gjëra të mëdhaja. Mbetjet sot janë një ndër sfidat më të mëdha të shumë qyteteve në Itali. Ne këtë çështje e kemi zgjidhur. E kemi gjetur Elbasanin në 2013 me 8 orë ujë të pijshëm, nuk kemi sot 24 por kemi 18, 21 në zona të caktuara”, deklaroi Balla.