Sot është 30 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar këtë ditë të shënuar dhe shkruan:

“100 ditë më pas Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker vizitonte Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:

“NE JEMI ME JU, JU JENI ME NE”. Sipas Ballës pa mbështetjen e SHBA Reforma në Drejtësi nuk do të ishte sot në këtë stad të inplementimit të saj, duke iu përgjigjur PD-së me fjalët e sekretarit Baker në Kuvendin e Shqipërisë më 22 Qershor 1991: “Ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës.”
Postimi i plotë:

15 Mars 1991, Shqipëria rivendoste marrëdhëniet diplomatike me SHBA.
100 ditë më pas Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker vizitonte Tiranën ku ju rezervua një pritje e shprehjes kuptimplotë të respektit dhe aleancës sonë me SHBA, të cilën Sekretari Baker do ta përkufizonte:

“NE JEMI ME JU, JU JENI ME NE”. Sot është dita t’i shprehim mirënjohjen popullit të SHBA dhe të gjitha qeverive amerikane në këto 30 vite për politikën e tyre konstante në mbështetje të rrugës europiane të Shqipërisë, forcimit të shtetit ligjor dhe promovimit te vlerave të lirisë e demokracisë. Pa mbështetjen e SHBA Reforma në Drejtësi nuk do të ishte sot në këtë stad të inplementimit të saj dhe se rezultatet e deritanishme janë tejet pozitive. Kundërshtarët e Reformës në Drejtësi e gjejnë përgjigjen në fjalën e mbajtur nga Sekretari Baker në Kuvendin e Shqipërisë më 22 Qershor 1991: “Ashtu siç nuk ka më kthim mbrapa në rrugën e Shqipërisë së re, nuk ka vend përgjatë asaj rruge për dhunën, nuk ka vend për kërcënimin dhe nuk ka vend për përdorimin e forcës.”