Nga qyteti i Elbasanit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta për fenomenin e blerjes së votës në zgjedhje. Balla thotë se kreu i shtetit “po sulmon reformën në drejtësi”. Sipas deputetit socialist, më 25 Prill “këta politikanë të së keqes duhen ndërshkuar përfundimisht”, teksa postimin e tij e shoqëron edhe me dy grushte.

Presidenti Ilir Meta e bëri sot të qartë edhe një herë se ai do të jetë shumë aktiv në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve, që ata të mos intimidohen për zgjedhjet e 25 Prillit. “Ta kenë të qartë të gjithë, Presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor. Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill”, tha Meta.

Postimi i Balles:

Elbasan?- Të rinjtë besojnë tek Drejtësia e re që po ngrihet mbi rrënojat e drejtësisë vjetër.

Ata po shohin me shqetësim se si Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë Reformën në Drejtësi. Më 25 Prill këta politikanë të së keqes duhen ndërshkuar përfundimisht??