Romelu Lukaku ka rënë në radarin e Barcelonës. “Calcio Mercato” raporton se është rritur interesimi në Barcelonë për su lm uesin e Interit, Romelu Lukaku.

Ronald Koeman është i etur për ta transferuar atë në ‘Camp Nou’ dhe për të forcuar sulmin për sezonin e ardhshëm. Klubi i Manchester City gjithashtu interesohet për Lukakun, që ka shënuar 25 gola në 34 paraqitje për Interin deri më tani këtë edicion.