Dy ditë më parë, aktorja e njohur Eliona Pitarka tregoi se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.
Eliona ka sjellë në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Ajo ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës. “Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël e cila na i shkriu zemrat.
Sot, Eliona na ka treguar për herë të parë portretin e të voglës së saj, me një video shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur në kraharor.
“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”- shkruan aktorja.
Më herët, aktorja ka treguar për ndjekësit e saj se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje fare me televizion dhe se madje nuk e ka fare qejf. Madje kjo duhet të jetë dhe një ndër arsyet pse ajo nuk shfaqet publikisht me të. Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe së fundmi janë futur në shtëpi të re, ku do të mirëpresin dhe të voglën.
Ndërkohë, ende nuk dihet ç’emër ka vendosur çifti për bebushen që do të kthehet tashmë në kryefjalën e ditëve të tyre. Mezi po presim ta mësojmë!