Në një interviste për Klan News, drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj komentoi vizitën e Lulzim Bashës sot në Kavajë. Basha theu gjithë rregullat e Covid-19, ndërsa Veliaj tha se ai sot provoi se është një lider i dobët dhe kandidatët ia emeron dhe mbron Sali Berisha me Ilir Meten.
“Më rezulton se kryetari i Partisë Demokratike është më shumë i Hollandës se sa i Shqiptarëve. Për sa kohë që familja e tij është në Hollandë, Shqipëria duhet të jetë e shqipëtarëve. Kjo është prova e tij e fundit me këtë eskperiment që quhet Shqipëri. Ai të vazhdojë në Hollandë, aty ku ka asetet e shtetësinë, ndërkohë që Shqipëria do vazhdojë të jetë e shqiptarëve.
Besoj që sot hipja mbi një Range Rover, ndërkohë që flet për varfërinë, është karikatura më e madhe që mund t’i ofrojë Kavajës. Qartazi provoi atë që ne themi prej kohësh, që ai është një lider i dobët dhe kandidatët ia mbron Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ai nuk ka fuqi të vendosë kandidatët, nuk ka fuqi të largojë të vjetrit nga partia e vet, duke përshirë Sali Berishën. Sapo provoi që është një kukull e Saliut, pa lidhje me realitetin, dhe sapo provoi që ka një Range Rover shumë të mirë. Përveç kësaj, për çështje që kanë interes shqiptarët ai nuk ka asnjë pikë lidhje dhe besoj kjo do jetë fushata e tij e fundit, e 5-sta humbëse në përballje me Partinë Socialistë që nga 2013”, theksoi Veliaj.