Duka i Edinburgut, Princi Philip, 99-vjeç, i është nënshtruar një ndërhyrje të lehtë në zemër. Burime nga pallati mbretërorë, kanë thënë se Princi Philip, prej 16 ditësh ndodhet i shtruar në spital. Fillimisht besohej se ai ishte duke kaluar një infeksion, por pas analizave rezultoi se Duka i Edinburgut, kishte nevojë për një ndërhyrje në zemër.
Sipas BBC, operacioni ka shkuar me sukses dhe Princi Philip ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Detyrat shtetërore të Dukës, gjatë këtyre ditëve që ai ka munguar, i kanë kaluar anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, bëjnë me dije mediat e huaja.