Ëndrra më e madhe e merkatos së Bayern Munchen është Fede Valverde. Mesfushori pëlqehet shumë nga drejtuesit bavarezë, por duket si një ëndërr për arsyen se Real Madrid nuk pranon kategorikisht të heqë dorë nga shërbimet e yllit të saj.

Uruguajani është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të madrilenëve, madje shihet si e ardhmja e mesfushës së “Los Blancos”, prandaj konsiderohet si i paprekshëm. Gjithsesi, mediat në Gjermani bëjnë me dije se Bayern do ta tentojë të gjejë një marrëveshje me Realin.

Drejtuesit bavarezë pritet të kenë një takim me madrilenët, ku do të diskutohet me saktësi nëse mund të ketë një mundësi marrëveshje për mesfushorin, i cili u bë pjesë e Realit 5 vite më parë, kur u mor nga Penarol për 5 milionë euro.