Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vd ekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luf të’ me kohën për sigurimin e vaksinave për popullsinë e tyre. Tashmë bilanci i COVID-19 ka shkuar në 115 milion raste aktive, dhe mbi 2.5 milion të humbur. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 88,218 persona, duke e çuar numrin në total mbi 29 milionë.

Ndërsa kanë humbur jetën mbi 1,587 njerëz dhe numri në total ka shkuar 527,226 vi ktima. India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 8,009 persona të infektuar dhe në total ka arritur 11,124,527 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë ndërruar jetën 157,275 pacientë.

Për sa i përket Evropës, situata vazhdon të jetët problematike. Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditë më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 57,529 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 3,760,671 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 1,328 njerëz dhe numri në total është 86,803. Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 48,647 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,938,371 ndërsa numri ihumbjeve është mbi 1,622 duke e çuar shifrën në total 97,945 njerëz.