Dirblimi është shumë i rëndësishëm në futbollin modern sepse ndihmon skuadrën që sulmon të krijojë superioritet numerik. Ëndrra e çdo lojtari është ta nisë aksionin nga mesi i fushës, t’i driblojë të gjithë dhe të shënojë. OptaJose ka publikuar renditjen e futbollistëve që kanë bërë më shumë driblime në 5 kampionatet kryesore të Europës dhe sulmuesi i Barcelona-s, Leo Messi, është në vendin e dytë pas “Bishës” së Ëolvesm Adama Traore, i cili kryeson me 105 driblime.

Në podiumin virtual është edhe mbrojtësi i krahut i Huesacs-, Javi Galan (82), i ndjekur në vendin e katërt nga mesfushori i Udinese-s, Rodrigo de Paul (79), dhe në vendin e pestë nga mesfushori i Fulham , Andre Zambo-Angissa. Ylli i Udinese-s ka përfunduar në shënjestrën e klubeve të mëdha dhe Inter-i në Itali ka nisur kontaktet me bardhezinjtë. Argjentinasi është një nga më të mirët e Serisë A në rolin e tij.