“Idetë inovative në biznes” ishte eventi i organizuar ditën e sotme në ambientet e “InnoSpace” ku pjesëmarrës ishte anëtari i Komisionit të Ekonomisë dhe deputeti socialist Ervin Bushati. Gjatë bashkëbisedimit më të rinjtë të cilët prezantuan idetë e tyre inovative në biznes, z. Bushati vlerësoi punën e tyre si dhe ofroi të gjithë mbështetjen e tij për t’i çuar ato përpara :
“Mendoj që është koha që të shohim drejt së ardhmes. Bota është pa kufi edhe biznesi është i tillë. Aksesi në informacion sot është i madh në mënyrë që secili nga të rinjtë që ka ide të mund të hedhe hapa të mëtejshëm. Sot ne femra të suksesshme në biznes pasi për fat të mirë kemi edhe një shoqëri që e pranon atë. Unë si ligjvënës jam i hapur për t’u a rdhur në ndihmë të rinjve që kane ide në inovacion. Sot të rinjtë kanë shumë ide dhe kanë mundësi për të aplikuar dhe vënë në zbatim idetë e tyre. Që shoqëria të ecë përpara duhet të kemi vajza dhe djem të fortë.”
Në fjalën e tij deputeti socialist Bushati theksoi se inovacioni dhe teknologjia janë rruga drejt së ardhmes dhe suksesit ndaj e rëndësishme së pari sipas tij mbetet vënia në jetë e ideve dhe mbështetja që publiku jep për to: “Jo çdo ide inovative mund te ketë përfitime që në momentin që vihet në zbatim. Pjesa e suksesit të ideve inovative është së pari që përtej përfitimit monetar të ketë edhe mbështetjen e publikut. Një gjë e tillë është mjaft me interes.“
Idetë inovative të prezantuara nga të rinjtë gjatë eventit të cilat lidhen me fusha të ndryshme duke nisur që nga aplikacioni që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave për të denoncuar dhunën ndaj tyre “Gjej Za”, por edhe përpunimin e drurit në miniaturë apo edhe futja në treg e pijes me përbërje bimore “Kompuça”. E pranishme në bashkëbisedimin me të rinjtë ishte edhe drejtoresha e Inovacionit në Bashkinë e Tiranës, znj. Faola Hodaj.