Sergio Ramos është çështja më e rëndësishme në Madrid. Kontrata e kapitenit përfundon në qershor dhe rinovimi ende nuk duket si një çështje, që po merr rrjedhë. Zidane ditë më parë apeloi për të mbyllur këtë çështje dhe vetë klubi është vënë në veprim. Nga Spanja Marca zbulon se Real Madrid i ka vënë një ultimatum kapitenit.

Afati i fundit kur ai duhet të vendosë për të ardhmen e tij është fundi i marsit. Përtej këtij ultimatumi, Ramos dhe drejtuesit gëzojnë marrëdhënie të përzemërta dhe rinovimi është më i mundshëm se largimi.