Miami dhe Inter Miami i David Beckham kanë ambicie të mëdha dhe, mbi të gjitha, tërheqin shumë. Pronari i klubit të MLS, gjatë një interviste për ESPN, foli pikërisht për ballafaqimin e vazhdueshëm të emrave të Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.
Duke pohuar se, në çdo rast, do të ishte e lehtë të pranohej një propozim nga Inter i tij. “Që kur kemi njoftuar lindjen e klubit, ne tashmë ishim ndeshur me lojtarë si Ronaldo, Messi, Neymar. Gjithmonë do të kishte kësi diskutimesh. Unë nuk mendoj se është e vështirë të vendosësh, të jem i sinqertë, sepse ky është një vend i bukur”.
Sipas Beckham ka shumë arsye, veçanërisht qyteti i Miami, që tërheq kampionët, të cilët po shkojnë drejt fundit të karrierës së tyre: “Miami është një qytet i madh, ne kemi një bazë të rëndësishme tifozësh. Mendoj se kemi një mundësi të shkëlqyeshme. Miami është një qytet që i tërheq lojtarët, të cilët kanë qenë yje të mëdhenj në Europë”.