“Një fyerje publike e zyrtare ndaj vik timave të kr imeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi” Kështu e kanë cilësur të përndjekurit politik në Shqipëri dekorimin e Mehdi Bushatit me Dekoratën e Lartë “Kalorës i Flamurit” nga presidenti Ilir Meta.
Të përndjekurit politik e përcaktojnë Mehdi Bushatin si një prej xhelatëve me famëkeq te Sigurimit te Shtetit, duke shtuar më tej se ai është autor i shume kri meve te komunizmit, arr estime, tort urime e dën ime të shumta politike gjatë dikt aturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kri min ale e ter roriste Sigurimi i Shtetit.
Përmes një letre drejtuar kreut të shtetit, ata shkruajnë se akti i presidentit Meta është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar. Më tej, në letër kryetari i të përndjekurve politikë thotë se i ka kërkuar Metës që të dekorojë një nga legjendat e gjalla të qëndresës antikomuniste, ish të burgosurin politik Qani Sadiku, por ai nuk e ka bërë. Kujtojmë se Mehdi Bushati është babai i gazetarit Andi Bushati, dhëndër i Hysni Kapos dhe shef i Sigurimit të Shtetit, gjatë regjimit të Enver Hoxhës.
Letra e plotë:
Z. President! Me indinjatë të thellë morëm vesh dekorimin nga Ju me titullin e lartë “Kalorës i Flamurit: të një prej xhelatëve me famëkeq te Sigurimit te Shtetit Mehdi Bushati.
Personi qe ju keni dekoruar është autor i shume kri meve te komunizmit , arr estime ,tor turime e dë nime të shumta politike gjatë dik taturës komuniste dhe një nga drejtuesit e lartë te organizatës kr imi nale e ter roristë Sigurimi i Shtetit. Kr imet e tij ne ligjin shqiptar dhe atë ndërkombëtar klasifikohen si “krime kundër njerëzimit dhe gjen ocid “ dhe nuk parashkruhen. Ne kemi qindra prova, dokumente zyrtare e dëshmi publike te vik timave që provojnë autorësinë e kri meve të tij
Vlerësojmë se ky veprim i juaji ( jo i vetmi ) është një fye rje publike e zyrtare nga na e kreut të shtetit Shqiptar ndaj vi ktimave të krimeve komunizmit dhe çdo qytetari tjetër të ndershëm të këtij vendi . Akti Juaj është në shkelje të ligjit kushtetues, konventave ndërkombëtare parimeve të lirisë dhe demokracisë, vlerave të demokracisë perëndimore e moralit qytetar.
Nuk mund të pretendoni të jeni garant i kushtetutës, lirisë dhe demokracisë kur me veprime te tilla nderoni e respektoni te kundërtën e këtyre . gjene me të keqe që i ka ndodhur ndonjë herë në histori kombit e popullit shqiptar. Dekorimi nga ana Juaj i hanxharëve te përgj akur të dik taturës komuniste është një akt i pa pranueshëm nga na jonë dhe prova që shteti shqiptar dhe ju personalisht nuk jeni shkëputur nga diktatura komuniste e sa e keni vullnetin politik për ta bere këtë
Dua tiu kujtoj ato që iu thash sy për sy faljen time gjatë ceremonisë se dekorimit te dy të mbijetuarave të kampit komunist të shfa rosjes ne Tepelene në 23 Gusht 2018 : ” …Z, President është këtu edhe për të dekoruar disa të mbijetuar të Kampit te Tepelenës dhe shumë mirë po bën . Por ka ndodhur në të shkuarën, shpresoj të mos ndodh më, që institucionet shtetërore Presidenti ,qeveria etje sa here që dekorojnë njerëzit tanë, vi ktimat e kr imeve te komunizmit, shkojnë ne Tirane dhe dekorojnë edhe autoret e këtyre krimeve. Sot Enver Hoxha dhe gjithë banda e tij kri min ale janë heronj dhe tituj te tjerë, te dhëna nga shteti shqiptar .Shpresoj qe kjo te mos përsëritet më….ndajeni mendjen ,o me vik timat o me xhel atët …”.
Me këtë dekorimin por edhe te tjerë me parë duket që Ju e keni marrë vendimin tuaj për të qenë me xhel atët. Z. President! Dy javë më parë kam kërkuar nga Ju të dekoroni një nga legjendat e gjalla të qëndresës sonë antikomuniste, ish të bur gosu rin politik Qani Sadiku, nënkryetar i Këshillit Kombëtar e Shoqatës Antikomuniste e te Përndjekurve Politik te Shqipërisë. Pas dekretit tuaj për te dekoruar një xhe lat nga me famëk eqit të “ Sigurimit të Shtetit “ e tërheq përfundimisht kërkesën time për dekorimin e z. Sadiku .
Nuk mundet ti jepni te njëjtën dekorate edhe xhe latëve edhe vik timave e martirëve, kjo është me shume se hipokrizi. Për ne është një kr im i komunizmit më shumë. Sa të jem unë kryetar i të përndjekurve politikë antikomunistë dhe ju President i Republikës kjo nuk do të ndodhe me në asnjë rast e rrethanë.