Ish-Presidenti Francez Nicolas Sarkozy është dënuar me bu rg për korr upsion. 66-vjeçari Sarkozy, u shpall fajtor për përpjekjen e tij për të korruptuar gjyqtarin Gilbert Azibert. Sipas BBC-së, ish-Presidenti i kishte ofruar një punë prestigjioze në Monako gjyqtarit në këmbim të informacionit në lidhje me një hetim penal rreth partisë së tij.
Sarkozy, i cili ishte president i vendit nga 2007 në 2012, mohoi të gjitha akuzat kundër tij . “Nuk ka ekzistuar kurrë ndonjë marrëveshje e tillë,” i tha Sarkozy gjykatës. “As në kokën time dhe as në realitet. Unë dua të pastrohem nga ky turp, ” tha ai.