Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta ka detyrën e zgjidhjes së problemit të kontratave që përfundojnë në verën e këtij viti dhe atij të ardhshmit. Leo Messi është përparësia e madhe, përveç Ousmane Dembele, Ilaix Moriba dhe Oscar Mingueza. Sergi Roberto gjithashtu përfundon kontratën e tij në verën e vitit të ardhshëm, por rinovimi me të do të varet nga stafi teknik dhe bordi i drejtorëve.

Mbrojtësi i djathtë e ka humbur vendin e titullarit gjatë muajve të fundit. Sergino Dest po bën paraqitje shumë të mira dhe Mingueza gjithashtu e mbulon krahun e djathtë përvec qendrës së difensivës. Në këto kushte Barcelona mund të diskutojë shitjen e Robertos në verë. Për 29-vjeçarin ka pasur oferta vazhdimisht dhe Barcelona kërkon 60 milionë euro për të lejuar largimin e tij. Manchdester United është klubi, që ka këmbëngulur më shumë për të.