Sipas raportimeve nga “Mundo Deportivo”: Diego Costa ka gjetur akordin në parim për të luajtur me Benfica. Sul muesi, i lirë për disa muaj, nëse nuk ndryshon papritur mendje, atëherë do të luajë në Portugali.
Ai e kishte zgjidhur kontratën e tij me Atletico Madrid për arsye personale, dhjetorin e kaluar, dhe po mendonte një kthim në Brazil (lojtari është kthyer atje për të jetuar); por tani Diego Costa ka marrë rrugën që e çon në Portugali.
Drafti i marrëveshjes, që agjenti Jorge Mendes ka përfunduar me Benfica, parashikon një çmim prej 3 milionë euro, pas nënshkrimit të kontratës, pastaj 3 milionë të tjerë për secilin nga sezonet që do të luajë me fanellën e portugezëve.