Dita Botërore e Teatrit u iniciua në 1961 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit ITI. Ajo festohet çdo vit në 27 mars nga Qendrat ITI dhe komuniteti ndërkombëtar i teatrit. Ngjarje të ndryshme teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare organizohen për të shënuar këtë rast. Qëllimet e Ditës Botërore të Teatrit janë të promovojë teatrin në të gjitha format e tij në të gjithë botën; të ndërgjegjësohen njerëzit për vlerën e teatrit në të gjitha format e tij; t’u mundësojë komuniteteve teatrore që të promovojnë punën e tyre në një shkallë të gjerë në mënyrë që qeveritë dhe udhëheqësit e opinioneve të jenë të vetëdijshëm për vlerën dhe rëndësinë e tij; të shijohet teatri në të gjitha format e tij; të ndahet gëzimi për teatrin me të tjerët, transmeton lexo.com.al.

Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi. Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit”./Lexo.com.al/e.c.