Kornizat e xhamta shpërfaqin dritën, peisazhin, pamjen, ashtu siç janë. Në udhëtimin e parë të 2017-tës korniza e xhamtë e makinës përkrah Gramozit na shpërfaqte Kolonjën. Një sfidë që si vallja e ndryshimit vendosëm që këtij vendi t’ja hidhnim hapat një nga një.
Kryefjalën e gjakut të Kolonjarëve, shkollave; shkëmbinjtë e zinj kryeneçë, fiks mu në mes ndarjen e Korçës dhe Ersekës ranë, për rrugën e shpërfaqjes së kësaj krahine;
shkollat e rikonstruktuara, ujësjellësat, qendrat shendetesore, kanalet vaditëse, e sa shumë punë, që sot pas 4 vjetësh, të japin shije, por ta shtojnë urinë për ndryshim e transformim.
Faleminderit Elisa Spiropali , mandati yt i parë veç krenarisë e privilegjit të përfaqësimit të kësaj krahine, shenjuam kaq e kaq gjurmë. Si deputete e qarkut Tiranë s’dyshoj në kontribut e sukses; ama, vendi, si çupë Kolonje, mes miqsh në këtë vend, një ftesë do të jetë, gjithmonë, aty.
Erion Isai