Ditë zie për aktorin e njohur të humorit Muharrem Hoxha. Fatkeqësisht bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pasi humbi bet ejën me koronavirusin.
Sipas informacioneve për mediat, ajo do të përcillet për në banesën e fundit mesditën e sotme në qytetin e Durrësit. Aktori i njohur i humorit, Muharrrem Hoxha është larguar nga ekrani shqiptar prej kohësh.Ai dhe familja e tij, po kalojnë momente të vështira për shkak të humbjes së bashkëshortes së tij.