Në mesin e opozitës ka nisur një garë e ethshme për mbrojtjen e Grida Dumës, pse u ironizua nga Edi Rama. Ironike është se mes mbrojtësve është edhe Luan Rama, i cili disa vite më parë i recitonte një poezi e rotike Dumës live në “Opinion”, duke e bërë atë gati për të qarë.
“Në fermën e Edi Ramës, fushata e propagandës e ndërtuar mbi gjuhën e urrejtjes dhe të denigrimit, të fyerjes, përçmimit dhe poshtërimit, synon të ndezë mërinë e qytetarëve të një pjese kundër qytetarëve të pjesës tjetër, edhe pse kryederri nuk e ka emrin Snouboll apo Napolon.
Mirëpo ç’rëndësi ka emri në fund të fundit, a nuk është e vërtetë të gjithë derrat të njejtin turi kanë…”, shkruan Luan Rama. Mirë është në fakt, që këtë punë t’ia linte Nora Malajt e Petrit Vasilit, se kur e mbron dhe ai Grida Dumën, të gjithëve iu kujtohet poezia që i recitoi në “Opinion”. Video e emisionit është zhdukur, por ne po sjellim poezinë që i recitoi Luan Rama, koleges së vet.
Poezia që i recitoi Luana Rama, Grida Dumës
Ti s’më do, nuk të vjen keq për mua,
A mos s’jam un’ shum’ i bukur vallë?
Duart veç mbi krahë m’i ke leshuar.
Dhe s’shikon po shkrin si shkumb’ e valë.
Bukuroshe ndjenjash përveluar,
S’jam brutal as delikat me ty.
A s’më thua, sa ke ledhatuar?
Sa buzë dhe sa duar mban mend ti?
Un’ e di: ato si hije shkuan,
Pa e prekur zjarrin tënd në gji,
Shumëve mbi gjunj’ u ke qendruar,
Kurse ja, tek mua rri tani.
Le te jenë syt’ e tu përgjumë,
Edhe ti mendon për tjetër kënd,
Se dhe vet’ un ty s’të dua shumë,
Kur kujtoj ato që s’i kam më.
Ky pasion nuk është fati ynë,
Mendjelehtë është lidhja e rrëmbyer.
Siç të pash pa prishur qetësinë,
Do buzeqesh un’ rrugën duke kthyer.
Por dhe ti do marrësh rrugën tënde,
Duke ndjekur ditët plot mërzi.
Veç t’paputhurve mos u merr mendjen,
Mos u bëj t’padjegurve magji.
Dhe kur nëpër rrugë ndonjë ditë,
Do t’i shfaqësh dashuri një tjetri,
Ndoshta do dal un’ të shëtis,
Dhe sërish do piqen miqt’ e vjetër.
Për atë veç do rrahi zemra,
Do të ulësh sytë poshtë si shtizë
Dhe qet’ do thuash: “Mirëmbrëma!”
Do përgjigjem: “Mirëmbrema, miss”.
Dhe asgjë me shpirtin s’do e zgjojë,
Dhe asgjë s’do trondit atë.
Kush ka dashur s’mund të dashurojë.
Kush ësht’ djegur s’mund të digjet më.