Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka përkujtuar sot bashkëshortin e saj i cili u nda nga jeta një muaj më parë. Përmes një video të postuar në rrjete sociale, Margariti ka kujtuar një nga momentet e bukura të familjes, ai kur bashkëshorti I saj vallëzonte me vajzën.

Bashkëshorti i Elva Margaritit, Artan Asllani, me profesion arkitekt, do të ndahej më 30 janar nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një sëmundje të gjatë nga e cila vuante.
Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018, ndërkohë që nuk është përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.