Për Paul Pogba dhe Juventusin kthehet e shkruan sot “Tuttosport”. Mesfushori francez ka qenë gjithmonë tifoz i Paratici dhe i skadon kontrata në “Old Trafford” më 2022, ashtu si Paulo Dybala, prandaj, sipas gazetës torineze, bardhezinjtë po mendojnë për një shkëmbim të barabartë me “Djajtë e Kuq”. Kjo nënkupton: Dybala në Manchester, ku do të fitojë midis 12 dhe 15 milionë eurove në sezon, dhe Pogba përsëri te “Zonja e Vjetër”.
Po kështu, në merkaton e kampionëve në fuqi të Italisë është përfshirë edhe Kun Aguero. Sipas raporteve nga “Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë kanë lëvizur në këtë drejtim dy muaj më parë dhe për këtë arsye kanë avantazh karshi Barcelonës dhe PSG. Për më tepër, Juve mund të përfitojë nga “Dekreti i Rritjes”, i cili do t’i lejonte klubit të kursente 50% në taksat e pagave. Aguero në vitet e fundit fitonte 15 milionë euro në sezon te Manchester City. Juventusi mund të luajë me kohëzgjatjen e kontratës, duke u përpjekur ta mbyllë marrëveshjen me 10 milionë euro në sezon për 3 vite.