Kryesuesja e listës së PS për qarkun e Kukësit, Gerta Duraku  e cila hyri ne liste nga platforma ‘Deputeti që duam’, ka falenderuar PS dhe kryeministrin Rama për atë që ajo e quan një përgjegjësi të madhe të cilën do e përkthejë më punë dhe përkushtim.

Në një reagim në rrjetin social ajo shkruan: Pas procesit përzgjedhës në platformën ‘Deputeti që duam’, mu ngarkua përgjegjësia e kandidimit për deputete në qarkun e Kukësit.

Ndihem e nderuar dhe duke marrë përsipër këtë përgjegjësi, dua të falenderoj familjen e madhe të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për besimin që më dha për të përfaqësuar dhe për t’i shërbyer qarkut tim. Si një skuadër, sëbashku me kryebashkiakun, njëherësh drejtuesin politik të këtij qarku, Safet Gjicin , Profesor Petritin dhe Halimin, jam e bindur se do të arrijmë objektivin në këtë qark. ?
I gjithë besimi dhe përgjegjësia e dhënë nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama do të përkthehen në punë dhe përkushtim, sepse Shqipëria është e ardhmja jonë!

Pas procesit përzgjedhës në platformën 'Deputeti që duam', mu ngarkua përgjegjësia e kandidimit për deputete në qarkun…

Posted by Gerta Duraku on Tuesday, March 9, 2021