Është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 72-vjeçare, ish-futbollisti i Anglisë, Fran Uorthington, teksa humbi betejën me sëmundjen e rëndë. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë të viteve 1970 duke spikatur me talentin e tij.
Gjatë karrierës 24-vjeçare, Uorthington është aktivizuar me Lestërin, Hadërsfilldin, Lidsin, Boltonin, etj, duke u konsideruar si Xhorxh Besti i lojtarëve puntore. Ish-sulmuesi numëron 8 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e “3 luanëve”, ndërkohë që në total në futbollin anglez realizoi 266 herë në 882 ndeshje.
Frank ishte një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve edhe për shkak të stilit të veshjes dhe jetës që bënte. Në karrierën e tij ai luajti edhe në Suedi, SHBA dhe Afrikën e Jugut.