COVID-19 i ka marrë jetën një infermiereje nga Librazhdi. Mësohet se nuk ka fituar dot betejën me virusin e pabesë Fatime Poçi. Mësohet se Poçi prej një muaji ishte e shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, teksa prej 2 ditësh ishte e intubuar.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga COVID-19.
Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.”, shkruhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga…
Posted by Urdhri i Infermierit të Shqipërisë on E mërkurë, 24 Mars 2021