Ftesat e Kryeministrit Rama për personalitete me kontribut publik në vend, për të qënë pjesë e Partisë Socialiste dhe parlamentit të ardhshëm, duket se nuk janë pritur mirë nga Partia Demokratike e cila ka nisur tashmë su lmet personale mbi profesionistët si mjekja Najada Çomo, e cila pranoi publikisht ftesën e Ramës.

Kështu, pretendetja për deputete në Vlorë, Saimira Dyrmishi, e cila ka humbur bashkëshortin e saj si pasojë e Covid, ka deklaruar sot se i ka dhënë një shumë prej 1 milionë lekësh, Çomos, për trajtimin e tij.

Por pretendetja e PD, nuk paraqet asnjë provë faktike për ak uzën e saj ndaj Comos duke u mjaftuar vetëm me një retorikë denig ruese. Saimira Dyrmishi ose Saimira Shaska, rezulton të jete edhe vajza e të ndjerit Bedri Shaska, ish themelues dhe kryetar i partisë demokratike në Vlorë. Me sa duket, aspirantja për deputete e Vlorës, ka gjetur një mundësi për t’ju afruar qëllimit së saj, të su lmojë personalitetet që trembin kryetarin e partisë së saj.