Antonio Conte ka vendosur një disiplinë të hekurt tek Interi. Tekniku Italian u ka kërkuar lojtarëve të zbatojnë me përpikmëri disa rregulla të rëndësishme, që ndikojnë në formën e tyre. Kështu një rëndësi të madhe Conte i ka dhënë aspektit fizik, ku lojtarët kanë ushqim të personalizuar. Ata duhet të flenë në shtëpitë e tyre dhe në një orar jo më vonë se 10 e darkës.

Lojtarëve u është kërkuar të kenë një përqendrim të madh në stërvitje dhe në fushën e lojës, duke shmangur deklaratat mediatike, pasi sipas Contes mund të fitohet edhe pa ato. Tekniku italian dëshiron që Inter të qarkullojë sa më shumë topin dhe kërkon që cilido lojtar e humb topin ka 5 sekonda kohë për ta fituar përsëri.

Futbollistëve nuk u lejohet të bëjnë llogaritje për kalendarin, por çdo ndeshje ka rëndësi të veçantë. Studimi i kundërshtarit në video është një tjerët rregull që ka vendosur Konte, në mënyrë që ekipi të jetë sa më efektiv në fushën e blertë duke mos lënë hapësira për kundërshtarin.Gjithashtu në ekip nuk lejohet kartoni i kuq dhe do të gjobiten ata lojtarë që e vënë skuadrën në vështirësi. Kjo disiplinë e fortë e Contes deri më tani i ka funksionuar, pasi udhëheq Serinë A, por ende ka shumë sfida për të zhvilluar.