Bashkia e Tiranës ka vendosur që të nderojë heroin Arjan Sala i cili humbi jetën në një moshë tepër të re për të ndihmuar kolegët.
Lajmin e bën të ditur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili vlerëson sakrificën e 33-vjeçarit Sala. “Edhe Bashkia Tiranë do ta nderojë heroin Arjan Sala. La jetën për të ndihmuar kolegët mes flakëve! E paharruar qoftë sakrifica e tij”, shkruan Veliaj.
Pavarësisht ndërhyrjes së mënjëhershme të shërbimit zjarrfikës me bombula oksigjeni, veshje termike, ndriçim, etj, flakët u përhapën me shpejtësi në magazinën pranë sheshit “Shqiponja”, të favorizuara nga materialet shumë oksiduese, si këpucë, mallra veshmbathje etj që gjendeshin brenda.