Rrjetet sociale kanë qenë të mbushur gjatë ditës së sotme me urime, mesazhe domethënëse, imazhe grash e vajzash të forta. Pavarësisht se 8 marsi nuk konsiderohet si një ditë feste, shumë e kanë zgjedhur si një mënyrë për të shprehur sot vlerësimin dhe respektin për gratë më të rëndësishme të jetës. Edhe shumë personazhe të njohur i janë bashkuar kësaj dite me mesazhe urimi, ndër to edhe Era Istrefi. Këngëtarja nuk është shumë aktive në rrjete sociale dhe rrallë e kemi parë të shfaqet në shoqërinë e familjes së saj, por sot bëri një përjashtim. Era ka ndarë në rrjete sociale një foto me nënën dhe dy motrat e saj, Norën dhe Nitën. Në këtë ditë të veçantë ajo ka shprehur mirënjohjen për të treja, duke qenë se ajo është më e vogla nga vajzat në familje dhe secila prej tyre ka pasur një ndikim shumë të madh tek këngëtarja.
“Unë vij nga një familje me gra të forta dhe të bukura. Dhe kjo ishte një influencë shumë e fortë për mua. Më shumë se mirënjohëse për to! Urime 8 marsin! Ju dua”, ka shkruar Era përkrah fotos së rrallë. Pavarësisht se janë ndër vajzat më të famshme dhe të dashura të showbizit, motrat Istrefi janë shfaqur shumë rrallë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Ato kanë zgjedhur që pjesën e tyre private e familjare ta mbajnë larg vëmendjes mediatike, ndaj këto momente të rralla kur shihen bashkë tërheqin vëmendjen e të gjithëve.