E ftuar në një emision televiziv, Znj. Evis Kushi ka theksuar se Elbasani nuk mund të identifikohet si vend i krimit apo i bandave. “Ngjarje të veçuara që mund të ndodhin në çdo qytet tjetër, nuk mund të përdoren për ta identifikuar Elbasanin si një qytet të krimit apo drogës”- shprehet Znj. Kushi. Ky qytet, ka shtuar znj. Kushi, është i paqtë dhe i qetë, që ka një popull arsimdashës dhe me tradita.
“Për të gjithë ata që kërkojnë të dëmtojnë imazhin e Elbasanit, duke e quajtur pa të drejtë si ‘epiqendër e krimit të organizuar’, u them se qyteti ynë është gjithmonë Elbasani i arsimit, kulturës, dijes, mikpritjes dhe qytetarisë. Askush nuk mund ta njollosë këtë qytet të lashtë dhe këtë popull me traditat më të mira njerëzore dhe intelektuale” – nënvizon znj. Kushi në statusin e saj shoqërues në Facebook.
Ajo shtoi se të jesh në krye të listës është një nder dhe privilegj, por kjo e rrit më shumë përgjegjësinë për të punuar fort, së bashku me të gjithë kandidatët e tjerë për deputet, të cilët i cilëson si një skuadër që krijon shumë energji.