Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit “Re-Debate 5.1” – Kampionati Kombëtar i Debatit. Në publikimin e saj, ajo nënvizon se “Në fokus të këtij projekti, i kthyer tashmë në traditë, është zhvillimi i mendimit kritik dhe vlerave të qytetarisë aktive”.
Sipas Ministres Kushi, përvoja të tilla për nxënësit kontribuojnë drejtpërdrejt në formësimin e kulturës së debatit dhe zhvillimin e shëndetshëm të shoqërisë sonë. Projekti në fjalë organizohet në shkollat e mesme të 61 bashkive në vend falë një bashkëpunimi të frytshëm mes Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, LIBURNETIK Organisation dhe partnerëve të tjerë.