Ish kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me implementimin e reformës në drejtësi.

I ashtëquajtur nga shumë qytetarë si “arkitekt” apo “babai” i sistemit të ri të drejtësisë, ai thotë se sistemi i ri është një makineri e tërë me shumë procese që natyrisht kërkon shumë punë.

“Nuk ka gjasa që të moszbatohet apo dështojë. Para reformës ishim një republike e cunguar. Sistemi i qeverisjes është kontroll mes tre pushtetesh: Legjislativ, ekzkekutiv dhe gjyqësor. Në 20 vite nuk kemi pasur gjyqësorin, pra ka munguar pushteti i tretë. Ka 30 vite që mungon dhe thuhet dështoi. Reforma është në fillimet e veta. Me këtë reformë ne po bëhemi republikë normale. Është një foshnjë që sapo ka filluar të ecë dhe ne bëjme kritizerin. Drejtësia në këtë vend ishte një mall që shitej dhe blihej në pazar të madh. Reforma ka larguar dhe po largon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij akti kriminal, që e kishin shpëfytyruar drejtësinë”, tha ai ku “thumboi” edhe sulmin e opozitës ndaj reformës:
“Ramaforma” thoni ju? Mendoj shumë ndryshe nga presidenti, nuk ka shans ta kapë asnjë reformën, ajo është një realitet dhe nstitucionet e reja kanë filluar të veprojnë. Deri die institucionet e drejtësië i kontrollonte dhe prodhonte politika. Duhet të keni parasysh se procesi kalon përmes KED dhe nuk është një organ partiak. Si mund të flasin për dështim të reformës ata që drejtësinë e bënë me “shkollën e Plepave”?”, u shpreh Xhafaj.

Ai shtoi se funksionarët e rinj të drejtësisë ndryshe nga e shkuara nuk zgjidhen më nga politika, nuk marrin bekim nga politika, nuk janë në kontrollin e saj institucionet e reja.

“Te Kushtetuesja ka një ndryshim thelbësor, kemi 9 anëtarë me të njejtat kritere dhe kushte. Të 9 anëtarët më parë zgjidheshin nga mazhoranca që ishin në fuqi, kurse sot 3 nuk kanë lidhje me asnjë rast, sakaq 6 të tjerët zgjidhen nga parlamenti.
Sot ne kemi 9 insitucione të sistemit të drejtësisë, ku nga këto ILD dhe KLP janë institucione që krijohen të reja. Të gjitha kanë të përbashkëta një gjë: Nuk vijnë si produkt i një marrëveshje politike. Sot prokurori më i thjeshtë i republikës nuk është si më parë. Prokuroria nuk është më e centralizuar. Karriera e tij, prokurorit dhe gjyqtarit nuk është më nën ndikimin e politikës. Asnjë prej tyre nuk zgjidhet nga parlamenti apo presidenti i republikës. Kemi ngritur një pushtet të ri, në bashkejetës me pushtetin ekzistues.
Disa institucione u krijuan me vonesë, dhe natyrosht ky nuk është një proces perfekt. Nuk ka se si të jetë pasi nuk ka ligj perfekt. Korpusi i ndryshimeve kushtetuese i ka qëndruar kohës por është çështje implementimi.
Ju gjykoni rezultatin e vetingut por jo pasojën, asnjë nga ne nuk e kishim parashikuar që shumë nga ata ishin të përfshirë në afera. Janë 2 mijë e 900 nene që janë shkruar, nuk mund të parashikoja gjithë vonesat e politikës dhe nuk e kisha menduar dot që sistemi ishte aq i inkriminuar”, u shpreh Xhafaj.