Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci ka paralajmëruar se është shumë herët për t’i dhënë fund kufizimeve anti-COVID, pavarësisht se Teksasi dhe Misisipi i kanë lehtësuar ato, duke hequr përdorimin e maskave dhe duke mos kufizuar numrit e personave në ambiente të mbyllura.
Disa prej shteteve në SHBA, vendosën të lehtësojnë masat anti-COVID pasi rastet e infektimeve pësuan një ulej. Por ky nuk është një tregues i fundit të pandemisë, pasi ato kanë filluar duke uritur përsëri, duke u raportuar nga 60 mijë deri në 70 mijë raste në ditë.
“Ne jemi në drejtimin e duhur, por duhet të presime edhe pak”, tha eksperti i shëndetësisë. “Ne duhet të mbajmë SHBA sa më të sigurt nga COVID-19, duke mos lehtësuar masat kufizuese si dhe nëpërmjet vaksinimit të popullsisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Fauci.
SHBA kryeson “listën e zezë” për sa i përket pandemisë dhe pasojave të saj socio-ekonomike. Aktualisht numri total i infektimeve ka shkuar 29,696,250 ndërkohë që ai I viktimave është 537,838 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.
Pavarësisht se vaksinimi në SHBA ka nisur relativisht herët dhe ka 3 vaksina të ndryshme në përdorim, Pfizer, Moderna dhe ”Johnson&Johnson”, sërish numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 është i lartë. Reagimi i ekspertit të shëndetësisë, Fauci ka ardhur si pasojë e lehtësimit të masave anti-COVID në Teksas dhe Misisipi, që pavarësisht reagimeve të ashpra edhe nga presidenti i SHBA, Joe Biden ende nuk kanë bërë ndryshime.