Facebook bëri me dije të hënën se partitë politike në Shqipëri se duhet të jenë transparente për mënyrën se si i financojnë reklamat politike në faqet e rrjetit social përpara zgjedhjeve të prillit. Sipas AP, në një deklaratë të FB thuhet se duke nisur nga e enjtja, të gjithë reklamat politike dhe elektorale në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar.

Facebook thekson se të gjithë reklamat do kenë mbishkrimin: të paguara. Ato duhet të jenë të autorizuara në vend. Shqipëria voton më 25 prill. Për shkak të pandemisë, shumica e fushatës mund të bëhet në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, Që prej dy vitesh, Facebook e ka bërë të qartë se kërkon transparencë për reklamat politike.