Çdo vit më 5 maj, Shqipëria feston Ditën e Dëshmorëve për të gjithë ata që kanë dhënë jetën e tyre për liri. Kjo ditë e veçantë në kalendarin tonë historik është i lidhur me v rasjen në 5 maj 1942 të Qemal Stafës, ish sekretarit politik të të rinjve komunistë, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të L uftës Antif ashiste Nacionalçlirimtare. Qemal Stafa, i lindur si sot në 20 mars 1920, ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve, transmeton lexo.com.al.
Por Qemal Stafa ishte gjithashtu një gjeni letrar dhe intelektual që në një moshë fare të re zotëronte dituri dhe kulturë të jashtëzakonshme e cila paraqiste rre ziqe jo vetëm për r egjimin zogist por edhe për “shokët” komunistë. Veprat e tij letrare dhe b eteja e tij për liri e bënë atë s hënjestër pasi qysh në hapat e tij të para, Qemal Stafa u duk se ndonëse shumë i ri, ishte një udhëheqës i lindur por edhe një l uftëtar i patrembur për Atdheun. Kështu, e kzekutimi i tij më 5 maj 1942 mbetet ende sot e kësaj dite një enigmë për faktin se kush e t radhtoi atë. V dekja e tij heroike e ktheu atë në m artir të përjetshëm ndërsa populli shqiptar, pavarësisht bindjeve të tij politike, e nderon atë si një patriot dhe intelektual./Lexo.com.al/e.c.