Gjeorgjia nisi sot fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 me vaksinën AstraZeneca, pas largimit të frikës nga efektet anësore që kanë detyruar disa vende europiane të ndërpresin përdorimin e saj.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se kanë marrë 43 000 doza të AstraZeneca përmes programit COVAX të OBSH dhe kanë nisur vaksinimin e personelit mjekësor.
“Ne jemi të sigurt se AstraZeneca është e sigurtë, për më tepër edhe OBSH dhe EMA kanë thënë se nuk ka prova që lidhin vaksinën me formimin e mpiksjeve të gjakut”, tha Paata Imnadze, zëvendësdrejtori i Qendrës gjeorgjiane për Mbikëqyrjen e Sëmundjeve.
Gjeorgjia, një vend me 3,7 milionë banorë, deri më tani ka regjistruar 268 565 raste COVID-19 dhe 3 650 vdekje./