Kryeministri Edi Rama ka ‘përcjellë’ sot me buqeta me lule dy deputetet e Partisë Socialiste, Englantina Gjermenin dhe Vasilika Hysin. Ato nuk do te jenë me pjesë e listave të PS ne zgjedhjet e 25 prillit! Gjatë një takimi të organizuar në selinë e PS-së, Rama ka theksuar se Eglantina Gjermeni kishte ende fuqi dhe donte të “ndërronte sërish jetë”.
Sipas tij ajo nga shoqëria civile hyri në PS, ku mori mandatin e deputetes dhe postin e ministres. Vetë Eglantina Gjermeni tha se po ikte para kohe nga politika, por ka theksuar se gjatë kësaj kohe ka fituar një provojë të jashtëzakonshme. “Në një nga trajnimet trajneri na tha duhet të prezantoni, i thashë kam emocione. Më tha shyqyr që ke emocione. Kur të mos kesh më emocione atëherë duhet të largohesh nga politika”- tha Gjermeni.
Ndërkohë që Rama ka thënë se: “ Ti ke ende emocione!”, ndërkohë që deputetja e PS tha: Po kam emocione, po iki para kohe”!
Ajo shtoi më tej se: “ka qenë një periudhë e jashtëzakonshme, një përvojë e jashtëzakonshme”. Takimi i parë ka qenë në selinë e PS, pastaj me ftuat për kafe! Unë ju thash që jo s’dua të kandidoj!. S’jam tipi që mund të mbijetoj në poltikën shqiptare. Politika duhet të jetë më njerëzore, më me argumenta! E mendoja që me të vërtetë të sillnim një ndryshim, u përpoqëm, dhe të gjithë bashkë të japim një model tjetër”.
Nga ana tjetër, kryeministri ka treguar reagimin e Gjermenit, kur mori ftesën për deputete. “Kapte kokën me duar dhe thoshte “jo, jo”, tha Rama.